Vuçiq: Nuk jam budalla, i di mashtrimet për Kosovë

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 08:01
Vuçiq: Nuk jam budalla, i di mashtrimet për Kosovë

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë këtë të enjte se zvogëlimi i Policës së Kosovës për 25 për qind nga objektet komunale në veri të Kosovës, si hap i ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës së krijuar atje, “është vetëm një mashtrim i Perëndimit”. 

“Unë nuk jam i dobët, nuk jam budalla, i kam lexuar të gjitha marifetet e tyre paraprakisht, unë luaj shah më mirë se ata, kam lexuar më shumë libra se ata, por ata kanë vetëm forcë…”, ka thënë Vuçiq duke folur për kërkesat e ndërkombëtarëve për Kosovën dhe Serbinë sa i përket de-eskalimit të situatës në veri”. 

Ndërkaq, kreu i Serbisë potencoi se “nuk është problem që duhet të dorëzohesh sepse dikush është më i fortë”, duke iu referuar bashkësisë së organizuar ndërkombëtare, duke shtuar se “është problem kur dikush të trajton ty, dhe gjithë vendin, të gjithë ne, si të çuditshëm”.

(Kosova Sot Online)