Osmani në betimin e policëve të rin: E keni përgjegjësi mbrojtjen e kufirit

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 11:47
Osmani në betimin e policëve të rin: E keni përgjegjësi mbrojtjen e kufirit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se profesioni i polici është një profesion fisnik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të policëve, u tha tyre se e kanë përgjegjësi mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët.

“Të diplomosh në akademinë e Policisë së Kosovës nuk është e lehtë, por mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Në këto momente kur ju do të bëni betimin e shenjtë, për të ju bashkuar kolegëve e kolegeve tuaja. Si dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët tanë”.

(Kosova Sot Online)