Ish-komandanti i UÇK-së: Veteranët kanë marrë goditje sistematike duke i fryrë listat

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 15:25
Ish-komandanti i UÇK-së: Veteranët kanë marrë goditje sistematike duke i fryrë listat

Ish-komandanti i UÇK-së, Meçan Zotaj ka folur rreth protestës së veteranëve në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se përveç faktit që qeveritarët e Kosovës janë kujtuar për veteranët vetëm për zgjedhjet, listat e tyre janë të fryra me njerëz që nuk e meritojnë të jenë në to.

Ai ka theksuar se veteranët kanë marrë goditje sistematike, siç thotë ai duke i fryrë listat.

“Faktikisht veteranët kanë marrë goditje sistematike duke i fryrë listat. Janë futur në to njerëz që janë përndjekur me njerëz që janë përndjekur si bashkëpunëtorë të okupatorit deri te kushërinjtë, farefisi nuset e djemve, kunatat, vëllezërit dhe disa komandantë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës edhe disa njerëzve të pushtetshëm në partitë politike të thirrura kryesisht edhe në krahun e luftës por edhe në parti të tjera, që kanë pasur qasje gjatë aplikimit të certifikimit të veteranëve”,-tha Meçan Zotaj.

(Kosova Sot Online)