Përfundon takimi mes liderëve të Ballkanit në Tiranë

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 16:33
Përfundon takimi mes liderëve të Ballkanit në Tiranë

Në kuadër të Procesit të Berlinit, ka përfunduar takimi informal i Edi Ramës me liderët e Rajonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Liderët e rajonit me përjashtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një konference në Kretë të Greqisë, patën një drekë informale në Vilën 30 në kryeqytet. Pjesë e takimit informal ishte edhe komisioneri i BE për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Takimi nisi rreth orës 12:00 dhe përfundoi rreth orës 15:30. Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor.

(Kosova Sot Online)