Berisha: Rama i bëri presion të tmerrshëm Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 11:19
Berisha: Rama i bëri presion të tmerrshëm Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha përsëriti këtë të hënë qëndrimin se kryeministri Edi Rama është padroni i vërtetë i inceneratorëve. Ai tha se personat e tjerë pas hekurave, ata që akuzohen nga prokuroria dhe të tjerë që janë angazhuar në mbylljen me sukses të kontratave të inceneratorëve, janë aksioner në këtë “ndërmarrje korruptive”, siç e cilësoi kryeopozitari. “Në çmasë nuk e di”, tha Berisha.

Gjatë emisionit “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se Arben Ahmetajt i është bërë presion nga Rama për dhënien e dakordësisë për kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës.

“Ahmetaj di se Rama i ka bërë presion të tmerrshëm, siç thotë Ahmetaj, i ka shkuar në një vend me avion dhe i ka thënë ‘të firmosësh me çdo kusht për Tiranën’. Ahmetuaj u ka thënë gazetarëve se dokumentet e Klodian Zotos (pagesat për hotelet) ia ka dhënë Linda Rama jë gazetari në një restorant. A e përdor Linda Rmës gazetarin nuk e di. Por Edi Rama ka përdor Bledi Manen me muaj të tëra. U dyshua se Ahmetaj filloi të rrjedhë dokumente. Se ia dorëzoi Metës”, tha Berisha, i cili më tej shtoi se prishja e pazareve mes aktorëve të aferës mund të ketë sjellë rrjedhje të dokumenteve në media.

“Kreu i organizatës Edi Rama, e ka pranuar ‘jam me dy duar brenda’ në komisionin hetimor. Kam thënë ‘kam firmosur fap fap fap’. Nuk firmos kurrë kryeministri kështu”, u shpreh Berisha.

Lidhur me inceneratorin e Tiranës, Berisha tha se pas hekurave duhet të shkojë dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

(Kosova Sot Online)