Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Stano: Në fokus do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 13:51
Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Stano: Në fokus do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës

BE-ja ka dalë me një njoftim për takimin e radhës të dialogut në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se nesër emisari Miroslav Lajçak, do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve dhe se fokusi i bisedës do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe shtensionimi i situatës.

“Nesër, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

(Kosova Sot Online)