Pas 13 vitesh në detyrë Oana Lungescu i jep lamtumirën NATO-s

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 18:10
Pas 13 vitesh në detyrë Oana Lungescu i jep lamtumirën NATO-s

Në Bruksel ajo cilësohet një ndër gratë më me influencë. Është vështirë të imagjinosh në daljet publike Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s pa Oana Lungescun në krahë. Lungescu jo vetëm ka qenë prej më shumë se një dekade zëdhënësja kryesore e NATO-s por dhe civilia më me ndikim e Aleancës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas 13 viteve në detyre ajo është larguar nga posti. Lajmin e ka bërë më dije në Twitter ambasadori rumun në selinë e NATO-s Dan Neculaescu i cili shkruan se Oana është jo vetëm një mike e mirë por edhe një profesioniste e jashtëzakonshme dhe ndoshta një ndër zëdhënëset më të mira që Aleanca ka patur.

(Kosova Sot Online)