I mituri gjendet i pajetë brenda makinës në garazhin e banesës në Tiranë

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 16:44
I mituri gjendet i pajetë brenda makinës në garazhin e banesës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një 13-vjeçar është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një njoftim për mediat, policia thotë se i mituri dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia. Momentalisht rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta.

“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


(Kosova Sot Online)