Në Kosovë po trajnohen disa pjesëtarë të ushtrisë jordaneze

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 16:05
Në Kosovë po trajnohen disa pjesëtarë të ushtrisë jordaneze

Një ekip i ushtrisë së Jordanisë Jordaneze ka realizuar trajnimin për Kërkim-Shpëtim Urban në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Pomozotin, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

“Për tri javë është realizuar trajnimi në pjesën teorike dhe praktike, ku 10 ushtarak nga Jordania dhe 5 nga FSK kanë ndjekur trajnimin për t’u përgatitur me njohuritë bazë dhe të avansuara në temat: Hapja dhe Siguria e rrugëve deri te viktimat përmes thyerjeve dhe prerjeve, dhënien e ndihmës së parë mjekësore, evakuimin e viktimave, etj” thuhet në njoftim e Ministrisë së Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)