Pritjet për të hyrë në Kosovë vazhdojnë edhe më tutje

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 13:23
Pritjet për të hyrë në Kosovë vazhdojnë edhe më tutje

Të dhënat lidhur me fluksin në kufi, i ka përditësuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri 200 minuta, ndërsa për të dalë 20 minuta.

Në Merdarë, pritjet për të hyrë janë deri 20 minuta, ndërsa për të dalë deri 30 minuta.

Në pika tjera nuk ka kolona për të hyrë ose për të dalë.

(Kosova Sot Online)