Ukraina nënshkruan marrëveshje me kompaninë turke për riparimin e dronëve

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 21:26
Ukraina nënshkruan marrëveshje me kompaninë turke për riparimin e dronëve

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë turke Baykar Makina për të ndërtuar një qendër shërbimi për riparimin dhe mirëmbajtjen e dronëve.

“Krijimi i një qendre shërbimi do të jetë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe do të ndihmojë në afrimin e fitores sonë,” u citua nga faqja e internetit e ministrisë t’u ketë thënë partnerëve turq sekretari i shtetit i ministrisë, Kostiantyn Vashchenko, shkruan Al Jazeera.

Ukraina po kërkon të rrisë prodhimin vendas të dronëve për qëllime zbulimi dhe sulmi.

(Kosova Sot Online)