Ku ka mbetur bashkëpunimi KEK–KESH për rrymë?

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 16:34
Ku ka mbetur bashkëpunimi KEK–KESH për rrymë?

Shkelja e marrëveshjes për shkëmbimin e energjisë nga Korporata Energjetike e Kosovës, nuk e ka penguar Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë që të vazhdojë bashkëpunimin me KEK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht se Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte gjetur se KEK ka kërkuar energji nga KESH edhe kur s’ka pasur nevojë dhe se energjinë e pranuar më pas e ka ofruar në treg të lirë, marrëveshja është duke vazhduar.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës e kanë konfirmuar  se marrëveshja për shkëmbimin e energjisë elektrike me KESH është në fuqi,

Zëdhënësi i KEK, Skënder Bucolli, ka thënë se kjo marrëveshje ka qenë shumë produktive për të dy vendet, sidomos gjatë krizës energjetike.

“Marrëveshja për shkëmbimin e energjisë elektrike në mes KEK dhe KESH tash e disa vite ka qenë shumë produktive për dy vendet e me theks të veçantë gjatë periudhës së krizës energjetike. Sipas marrëveshjes në rast se KEK-u ka teprica, kapacitetet e veta i ofron KESH-it dhe ky i fundit i pranon vetëm nëse ka nevojë dhe anasjelltas. Prandaj, marrëveshja vazhdon të jetë në fuqi dhe do të respektohet sa herë që njëra palë ka kapacitete dhe pala tjetër ka nevojë për to”, ka thënë Bucolli.

Bucolli ka treguar se KEK ka filluar të depozitojë energji drejt KESH tash kur Shqipëria ka nevoje dhe se do të vazhdojë te depozitojë saherë që ka teprica dhe nevojë.

Ai ka treguar edhe se sa është sasia e energjisë që është depozituar deri tash.

|Lidhur me këtë ju njoftojmë se gjatë vitit 2022 KEK ka depozituar në KESH 226,330 MË. Ndërsa  ka pranuar nga KESH  sasinë prej 135,965 MË. Gjatë muajve të dimrit kur në Kosovë konsumi ka shënuar ngritje, diferenca nga viti 2022 i është kthyer KEK-ut, si dhe KESH ka depozituar sasinë prej 91.094 MË. Tani kur Shqipëria ka nevojë, KEK ka filluar të depozitoje energji elektrike drejt KESH-it dhe deri me tani ka depozituar sasinë prej 21,714 MË dhe do të vazhdojë të depozitojë sa here që ka teprica dhe KESH ka nevojë. Keni parasysh se shifrat e paraqitura janë dinamike dhe mund të ndryshojnë nga dita në ditë, posaçërisht tani në muajt e verës kur në Shqipëri konsumi shënon ngritje”, thuhet në përgjigjet e Bucollit.

Bucolli ka folur edhe për kapacitetet prodhuese. Aktualisht ka thënë se në operim janë njësitë A-4 dhe A5, si dhe njësia B-2. Të gjitha bashkë thotë se po prodhojnë afër 520 MËh energji elektrike.  

“Korporata Energjetike e Kosovës, aktualisht ka në operim njësitë A-4 dhe A-5 me kapacitet prej rreth 130 MËh secila, si dhe njësinë B-2 me kapacitet prej rreth 260 MË/h. Pra në total KEK është duke prodhuar afër 520 MË/h energji elektrike”, ka deklaruar Bucolli.

Ndryshe, Raporti i monitorimit i Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me procesin e shit-blerjes së energjisë elektrike nga KEK kishte nxjerr në pah shkeljet e shumta që ka bërë kjo ndërmarrje.

E para shkelje që ishte renditur në këtë raport, lidhej me marrëveshjen për shkëmbimin/depozitimin e energjisë ë elektrike me Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH).

Aty thuhej se KEK kishte kërkuar energji nga KESH edhe kur s’kishte pasur nevojë dhe më pas energjinë e pranuar e kishte ofruar në treg të lirë.

“KEK ka kёrkuar energji nga KESH edhe atёherё kur nuk ka pasur nevojё pёr FSHU dhe energjinё e pranuar nga KESH e ka ofruar nё treg tё lirё. Njё veprim i tillё bie nё kundёrshtim me Nenin 1 tё Marrёveshjes pёr shkёmbim/depozitim tё energjisё elektrike nё mes Korporatёs Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Korporatёs Energjetike tё Kosovёs (KEK)”, thuhet në Raportin e Monitorimit të ZRRE.

Gazeta Express kishte pyetur në KEK lidhur me arsyet pse është vepruar kështu, por s’kishte marrë përgjigje. Për gjetjet e ZRRE’së, kishin heshtur edhe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Në pyetjet e gazetës nëse kanë komunikuar me KEK’un për këtë çështje dhe se a do ta vazhdojnë marrëveshjen edhe pas kësaj shkelje, KESH s’kishte kthyer përgjigje. 

Në raport figuronin edhe shkelje të tjera, të cilat kanë ndikuar në shqiptimin e gjobës 3.2 milionëshe nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Sipas ZRRE, KEK ka tregtuar dhe vazhdon të tregtojë energji elektrike me ndërmarrje që s’kanë qenë të licencuara nga autoritetet kosovare, siç është kompania “Holding Slovenske Elektrarne d.o.o”.

“Lidhur me kёtё, ZRRE ka reaguar disa herё pёrmes e-mail-it zyrtarsi dhe me shkresё zyrtare, ku ka kёrkuar mga KEK qё tё veproj nё pajtim me obligimet ligjore tё cekura mё lartё, dhe tё ndaloj aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё pa licencuara.

Pёr mё tepёr, ZRRE me datё 19.08.2022, ka monitoruar procesin e tregtimit tё energjisё elektrike nё kohё reale, dhe ka vërejtur se pavarёsisht vёrejtjeve dhe kёrkesave tё ZRRE pёr ndalimin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё palicencuara, KEK ende kryen aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike nё mos pajtueshmёri me obligimet ligjore”, thuhet në raport.

Gazeta Express kishte pyetur Ministrinë e Ekonomisë nëse ka qenë e informuar për diçka të tillë dhe se çfarë veprimesh do të ndërmarrë për të ndaluar një gjë të tillë, por as ky institucion s’kishte kthyer përgjigje.

ZRRE kishte gjetur parregullësi edhe te ankandet për shitjen e energjisë elektrike. Një prej gjetjeve është se KEK ka pёrsёritur procesin e shitjes sё energjisё elektrike edhe nё raste kur ka pasur oferta Valide, si dhe se gjatё përzgjedhjes sё ofertave fituese nuk ka pёrdorur standard tё njёjtё tё pёrzgjedhjes nё tё gjitha rastet.

“1. KEK nuk e ka tё aprovuar procedurën e brendshme të bazuar në funksionin e tyre në treg. Bazuar nё kёtё, tregtimi i energjisё elektrike pa procedurё tё brendshme ёshtё nё kundёrshtim me nenin 2, par. 2 i Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 2. KEK ka pёrsёritur procesin e shtijes sё energjisё elektrike edhe nё raste kur ka pasur oferta Valide. Njё veprim i tillё nga KEK ёshtё nё kundёrshtim me nenin 13, par. 1 i Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 3. KEK gjatё përzgjedhjes sё ofertave fituese nuk ka pёrdorur standard tё njёjtё tё pёrzgjedhjes nё tё gjitha rastet. Bazuar nё kёtё, pёrzgjedhja e ofertave fituese nuk ёshtё bёrё nё pajtim me nenin 11 par. 10 dhe nenin 12 par. 1 dhe 3 tё Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 4. Me nёnshkrimin e kontratave individuale me ndёrmarrjet, degёt e tё cilave nuk janё tё licencuara nё Kosovё, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmёri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisё, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurёs pёr Tregtimin e Energjisё Elektrike”, janë gjetjet e ZRRE.

Në raportin e monitorimit përmendet si shkelje edhe shitja e energjisё elektrike pёr mbulimin e humbjeve në katër komunat veriore.

“KEK i shet energji elektrike KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri të vendit, nёn kushtet e marrёveshjes pёr mbulimin e humbjeve tё sistemit. Shitja e energjisё elektrike tek KOSTT për mbulimin e humbjeve nё Veri bie nё kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisё elektrike, pasi që nё procedurё pёrcaktohet që tregtimi i energjisё elektrike duhet tё i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”, thuhet në Raportin e Monitorimit.

Për të gjitha këto shkelje, Bordi i ZRRE’së “ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milion euro per Korporatën Energjetike të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)