Regjisorin Bekim Lumi me medaljen 'Presidenciale të Meritave' e ka dekoruar presidentja Osmani

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 16:55
Regjisorin Bekim Lumi me medaljen 'Presidenciale të Meritave' e ka dekoruar presidentja Osmani

Në pesëvjetorin e vdekjes së Bekim Lumit, presidentja Osmani, e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Meritave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, në prezencë të familjarëve dhe kolegëve, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave krijuesin, regjisorin e pedagogun, Bekim Lumi.”

Presidentja Osmani ka thënë se regjisori Lumi shquhej për guximin dhe përkushtimin ndaj arteve dramatike, duke e vendosur teatrin kosovar në hartën kulturore evropiane.

“Krijimtaria e Bekimit ishte alternative dhe avangarde, me një lojë të pasur  estetike e skenike. Ai përfaqësoi në mënyrë dinjitoze teatrin e Kosovës nëpër teatrot evropiane, duke u shndërruar në emblemë të teatrit bashkëkohor të shtetit tonë. Na artësoi, siç preferonte të shprehej ai, ndërkaq ne sot po i shprehim  mirënjohje dhe e nderojmë figurën dhe krijimtarinë e tij”, ka thënë Osmani në ceremoni. 


(Kosova Sot Online)