Ja pse Brukseli po pret informacione nga Qeveria

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 20:35
Ja pse Brukseli po pret informacione nga Qeveria

BE-ja ka treguar gatshmëri që të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, kështu tha për RTV21 zyrtarja për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Zoi Muletier.

“BE-ja ka parasysh vendimin e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për të krijuar një grup pune për peticionet lokale për tërheqje. BE-ja pret të marrë më shumë informacion nga autoritetet për hapat e mëtejshëm konkretë që do të çonin në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Në deklaratën e saj të 3 qershorit, BE-ja kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës të mbahen pa vonesë. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për çdo proces që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale përmes peticioneve për tërheqje në veri.

(Kosova Sot Online)