Zbulohet arsyeja pse shefi i EULEX-it vizitoj Teodosijen në Graçanicë
Peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije, të mërkurën ka vizituar shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Barbano ka treguar se me Teodosije folur për situatën e sigurisë si dhe dhe të drejtat e komuniteteve.
“Gjatë diskutimeve të hapura, dëgjova brengën lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe respektimin e të drejtave të njeriut për komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano.
“E sigurova atë që EULEX do të vazhdojë mbështetjen për rend dhe ligj dhe se nga afër do ta monitorojë sistemin e drejtësisë në terma procedural, ligjor dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin e barabartë për të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
