Ja kush thotë: Njohja e Kosovës nga Ukraina thjesht çështje kohe

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 09:34
Ja kush thotë: Njohja e Kosovës nga Ukraina thjesht çështje kohe

Në kuadër të programit “Gazetarët në Residencë”, program ky i financuar nga Qeveria, në Kosovë që prej shënimit të fillimit të luftës atje kanë ardhur disa gazetare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Liudmyla Lukianchenko u shpreh tejet falënderues për pritjen që u është bërë në Kosovë, madje dhanë edhe mendimet e tyre se i përket raportimeve të fundit për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit ukrainas.

Sipas Liudmyla Lukianchenko njohja e Kosovës nga Ukraina është thjesht çështje kohe. Sipas saj, kjo nuk po ndodhë tani ngase Ukraina është shumë e zënë duke u marrë me çka e preokupon momentalisht, e që është lufta dhe negociatat me aleatët e saj.

“Unë vlerësoj se është thjesht çështje e kohës që Ukraina ta njohë Kosovën, sepse dhe Ukraina e ka gjetur veten në një pozitë të tillë. Po përmend rastin e Krimesë e cila u morr nga ne në vitin 2014. Gjithashtu, Plus, mund të rikujtoni se si ishte situata në prag të luftës, kur edhe të gjitha vendet evropiane lejuan në heshtje agresionin e Rusisë në Ukrainë. Aq më tepër që para Ukrainës ishte Gjeorgjia, ishte Ichkeria, ishte Siria, ku kishte një gjurmë agresioni rus dhe bota ishte e heshtur. Prandaj, sot detyra e parë dhe kryesore e Ukrainës është të luftojë për pavarësinë e saj, lirinë dhe të fitojë këtë luftë, duke treguar se sa iluzione dhe e brishtë është kjo botë ruse, e cila u përhap në mënyrë shumë aktive, shumë aktive, falë propagandës së tyre dhe se kjo botë është e brishtë, ndaj do të paguajmë një çmim shumë të shtrenjtë për të me sakrifica shumë të mëdha”.

(Kosova Sot Online)