Zbardhen detaje të reja nga konflikti i policit me fqinjën

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 11:24
Zbardhen detaje të reja nga konflikti i policit me fqinjën

Dritan Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili tashmë është pezulluar nga detyra, ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij për një gardh ndarës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Fqinja e tij ka zbardhur disa detaje të reja nga konflikti.

Efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt fillimisht verbal me komshinjtë e tij dhe shkak është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve.

Konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime, dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën. Edhe pse efektivi Dritan Toska nuk ka qenë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me  goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

(Kosova Sot Online)