Disa mjete lundruese bllokohen nga policia në Shqipëri

  • a.p /
  • 13 August 2023 - 12:37
Disa mjete lundruese bllokohen nga policia në Shqipëri

Policia Kufitare e Shqipërisë ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e lëshuar thuhet se mjetet e bllokuara janë 16 jet ski, gjashtë gomone, tetë skafe dhe dy mjete lundruese turistike .

“20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, nëntë mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe tri mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë”.

“Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)