Murati: Ja vendimi për të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensioneve

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 15:22
Murati: Ja vendimi për të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensioneve

Pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyret e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin,  ka njoftuar se po vizitohen ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve”, shkroi ministri.

“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, shtoi Murati.

(Kosova Sot Online)