Prizren: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi, vjedhin para dhe stoli në një kasafortë

  • E.k /
  • 14 August 2023 - 10:35
Prizren: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi, vjedhin para dhe stoli në një kasafortë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur me forcë e kanë hapur derën e shtëpisë, ku brenda saj kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në një kasafortë të mbyllur.

Rasti është duke u hetuar.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Alajdin Xhezairi, Prizren, 13.08.2023 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij, janë futur brenda dhe në një kasafortë të mbyllur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me ngjarjen.

(Kosova Sot Online)