I dyshuari për vrasjen në Klinë Tush Frroku dorëzohet në polici

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 16:50
I dyshuari për vrasjen në Klinë Tush Frroku dorëzohet në polici

Raportohet se është dorëzuar në Polici, Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tush Frroku gjendet ne Stacion Policor, ku me urdher te prokurorit te shtetit do ndalohet fillimisht per 48 ore dhe brenda afati ligjor ndaj tij do parashtohet kerkesa per cakitimin e mases se paraburgimit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)