
Vetëvendosje e përjashton Besnik Mujecin nga anëtarësia pasi u arrestua me doza narkotikësh

Për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saja, ka marrë vendim komisioni Disiplinor i VV-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu ka njoftuar Alim Rama nga LVV-ja.
‘Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online