Posta promovon pullën me imazhin e Arben Xhaferit

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 19:54
Posta promovon pullën me imazhin e  Arben Xhaferit

Sot mbushen njëmbëdhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi, cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, Kryetari aktual i partisë, Menduh Thaçi kreu homazhe dhe vendosi kurorë me lule tek varri i të ndjerit.

“Në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së z.Arbën Xhaferi, sot bëra homazhe dhe vendosa kurorë me lule tek varri i të ndjerit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!” ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.

Ndërkaq, Posta e Maqedonisë do të shënojë 11 vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbën Xhaferit, me promovimin e pullës postare dedikuar Arbën Xhaferit.

Ngjarja promovuese mbahet sot, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup. Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Xhaferi ishte themelues i Partisë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare, ishte deputet në disa mandate si dhe njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit.

(Kosova Sot Online)