
Ky shtet arreston pesë të dyshuar për spiunazh për Rusinë

Zyrtarët në Britaninë e madhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë.
Komanda kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane po udhëheq hetimin për pesë personat, të akuzuar sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare, shkruan Sky News.
Katër arrestime u bënë në Londër, ndërsa i pesti u arrestua në Norfolk.
Tre nga pesë të arrestuarit janë shtetas bullgarë.
(Kosova Sot Online)