Kjo është shoferja më e re që i shtohet Trafikut Urban

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 17:44
Kjo është shoferja më e re që i shtohet Trafikut Urban

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë është bërë edhe me një shofere, duke çuar kështu në tre numrin e gjinisë femërore që ushtrojnë këtë profesion në këtë ndërmarrje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është Mehreme Brahimi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj në rrjetin social Facebook, duke u shprehur i kënaqur me përparimet e ndërmarrjes dhe përfshirjen e sa më shumë grave në këtë segment por edhe në pozita të ndryshme.

Maraj tha më tej se numri i qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e Trafikut Urban është duke u rritur ndjeshëm dita ditës.

(Kosova Sot Online)