Ja edhe sa muaj i vazhdohet masa e ndalimit Besnik Berishes

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 18:06
Ja edhe sa muaj i vazhdohet masa e ndalimit Besnik Berishes

Gjykata themelore në Ferizaj, ka marrë vendim me të cilin ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e ndalimit, avokatit Besnik Berisha, për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Poashtu edhe të dyshuarit tjetër, Ismet Salihu, Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka vazhduar arrestin shtëpiak, si dhe masën e paraburgimit pesë të dyshuarve tjerë Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu.

Lajmin e ka konfirmuar Gentiana Hoxha, zyrtar për informim në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Ky vendim është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Sahit Krasniqi.

Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

(Kosova Sot Online)