Ja pse po kërkohet shkakimi i ministres Hajdari

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 20:25
Ja pse po kërkohet shkakimi i ministres Hajdari

Arrestimet e bastisjet e Prokurorisë së bashku me Policinë u kryen në Prishtinë.

Pikërisht në atë kohë, e para shtetit ndodhej në kuadër të turit të saj, në Klinë.

E atje, Vjosa Osmani u pyet për aferën që përfshin zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese, ne duhet ta presim epilogun e rasteve. Dhe, në këtë moment, nga informatat që kemi, është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti. Institucionet e kanë punën e tyre”.

Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës, po konsiderojnë se për keqpërdorimin me rezervat shtetërore, përgjegjësia politike, publike por edhe penale bie mbi ministren Hajdari.

Mendim të ngjashëm patën edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

(Kosova Sot Online)