Rama: A e dini se në Prishtinë është ulur numri i vjedhjeve!

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 20:47
Rama: A e dini se në Prishtinë është ulur numri i vjedhjeve!

Komuna e Prishtinës dhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë mbajtur sot një mbledhje për sigurinë në kryeqytet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Nga kjo mbledhje u tha se, në disa lagje të Prishtinës ka rënë numri i vrasjeve, në disa lagje të tjera edhe numri i tentim-vrasjeve.

Ndërsa në zona të ndryshme të kryeqytetit, u tha se është ulur po ashtu edhe numri i rasteve të vjedhjeve e dhunës në familje.

“Këto të dhëna na shtynë që të punojmë edhe më shumë bashkë me policinë e institucione tjera të sigurisë e drejtësisë, që Kryeqyteti jonë të jetë një vend plotësisht i sigurt për të gjithë ne. Por ndihmë të madhe mund të na ofroni ju qytetarë duke bashkëpunuar me ne”, ka thënë i pari i Prishtinës.

(Kosova Sot Online)