Gashi: Sot do të dalin para gjykatës tre të arrestuarit për rezervat shtetërore

  • E.k /
  • 19 August 2023 - 09:35
Gashi: Sot do të dalin para gjykatës tre të arrestuarit për rezervat shtetërore

Avokati, Tomë Gashi, mbrëmë ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sa i përket arrestimeve, unë Ridvan Muharremin e njoh shumë mirë, nuk mund të them se a është i implikuar, e njoh si biznesmen”.

“Ditën e nesërme do të vendoset për një masë a po jo. Do të dërgohen në gjykatë, që është procedurë e rregullt dhe do të shohim se çfarë fakte ka prokuroria. Prokuroria shpeshherë në raste të caktuara, fillimisht e arreston dikë e pastaj e heton”, tha ai.

(Kosova Sot Online)