
Basha: Si po e di një deputet i PDK-së se Rozeta Hajdari mund të arrestohet?

Pas arrestimeve rreth rezervave shtetërore, deputeti Rashit Qalaj i PDK-së, ka thënë se ministrja Rozeta Hajdari do të detyrohet të japë dorëheqje dhe do të intervistohet nga prokurori i Prokurorisë Speciale, përcjell “Kosova Sot Online”
Këtë deklaratë të tij sot e ka komentuar deputeti i pushtetit, Dimal Basha.
“Më ra në sy një deklaratë interesante që paska dhanë për media një deputet i PDK-së, ish drejtor i Policisë, ku thotë se “Ajo [ministrja Hajdari] do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale…Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari…”, tha ai.
Basha ngre dyshime se Qalaj është i njohur me punën e prokurorit dhe vazhdimësinë e punës së tij në këtë rast.
“Si ka mundësi se një deputet i PDK-së pe di kur ka m’u intervistu dhe kur paska m’u arrestu ministrja nga Prokurori Special? Si po e di ky komplet axhendën e Prokurorit të nderum qytetarë, sepse as unë e as ju nuk e dini, vetëm ky po i di krejt rrjedhat se çka do të ndodh???!!! Në cilat shtete demokratike politikani e di komplet se cilat janë veprimet dhe përfundimet e punës së një Prokurori?”.
(Kosova Sot Online)