
Aeroplani i nisur për Gjenevë detyrohet të kthehet në Prishtinë

Një aeroplan që ishte nisur të martën nga Prishtina për të mbërritur në Gjenevë të Zvicrës është kthyer prapë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
I njëjti aeroplan është detyruar të aterojë sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas 40 minutave fluturim në qiellin e Kosovës.
Ende nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ky rikthim.
“Aeroplani i kompanisë “EasyJet” që kishte destinacion Gjenevën mbas 40 minuta fluturim mbi Kosovë detyrohet të ateroj prapë në aeroportin e Prishtinës, arsyeja është ende e pa qartë ,pritet informacione nga stafi i aeroportit , shpresojmë se s’është diçka serioze”, thuhet në postimin e bërë në faqen “Markalit e Fluturimit”.
(Kosova Sot Online)