29 vjeçarit ja djegin veturën në oborrin e shtëpisë në fshatin Halil

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 10:48
29 vjeçarit ja djegin veturën në oborrin e shtëpisë në fshatin Halil

Një veturë është djegur gjatë natës në fshatin Halil në Fushë-Krujë nga persona të paidentifikuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur pronaret kanë konstatuar se po digjej.

Makina është shkrumbuar totalisht.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(Kosova Sot Online)