
Me këtë çmim po shitet nafta sot në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka treguar rreth çmimit të derivateve se si janë sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Dizelli 1.42 deri 1.49 cent, Benzina 1.42 cent deri 1.48 cent”, është shprehur ai.
Ai tha se qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila sipas tij, e ka di dizelin më të ulët.
Ndërsa, ai ka treguar se në Shqipëri çmimet janë: Dizelli 1.89 cent, Benzina 1.90 cent.
(Kosova Sot Online)