Detaje nga vrasja në Malishevë: Qytetari u vra pas një zënke në tregun e druve

  • A..P /
  • 31 August 2023 - 15:10
Detaje nga vrasja në Malishevë: Qytetari u vra pas një zënke në tregun e druve

Në ngjarje të rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se viktima, i cili është rreth 30-vjeçar nga fshati në Balincë, është privuar nga jeta pas një zënke në tregun e druve.

Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve kanë lëndime trupore si pasojë e përleshjes.

(Kosova Sot Online)