Nagavci: Kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 16:00
Nagavci: Kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve

Sot kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datën 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitue, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)