Shpërthen bombola e gazit në shtëpi, vdes 50 vjeçari në Vlorë

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 08:18
Shpërthen bombola e gazit në shtëpi, vdes 50 vjeçari në Vlorë

Një bombol gazi ka shpërthyer në shtëpinë e 50-vjeçari në Vlorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

(Kosova Sot Online)