E plaçkitën pasi tërhoqi para, qytetarja ndjek hajnat midis Prishtine

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 16:29
E plaçkitën pasi tërhoqi para, qytetarja  ndjek hajnat midis Prishtine

Raportohet se dy personat që sot kishin plaçkitur filialin e një banke në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, së pari i kishin marrë paratë një klienteje e cila ishte duke i tërhequr ato, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Klientja e bankës, e cila nuk deshi të zbulonte identitetin e saj, i ndoqi ata pas plaçkitjes, dhe në pamjet si vijon ajo ishte duke vrapuar pas tyre.

 

Ajo ka thënë se plaçkitësit morën paratë edhe nga arka e një punëtoreje: ”Ata ia nisën të bërtasin. Patën armë, mua mu dok si lodër. Policia masandej i ka arrestuar pasi i kam ndjek unë”.

 

(Kosova Sot Online)