Ja pse Gjuriq e çon në Serbi një delegacion nga Ohajo

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 22:10
Ja pse Gjuriq e çon në Serbi një delegacion nga Ohajo

Me ftesë të ambasadorit të Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, nesër në Serbi do të shkojë për vizitë një delegacion nga Ohajo, që do të përbëhet nga Garda Kombëtare dhe biznesi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç raporton KO, përgjatë kësaj vizite pritet edhe arritja e një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik mes Serbisë dhe Ohajos.

Ky delegacion amerikan në Serbi do të zbarkojnë bashkë me ambasdorin serb, Marko Gjuriq. Siç kanë konfirmuar nga ambasada serbe në SHBA, ky delegacion biznesi po i bashkohet Gardës Kombetarë të Ohajos që drejtohet nga komandanti John Harris.

Ndërkohë me nismë të Gjuriq, në Beograd do të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik në mes të Serbisë dhe Ohajos.

(Kosova Sot Online)