
Pse trupi i argjentinases vazhdon të jetë ende në morg?

Raportohet se trupi 27-vjeçares, Maria Clara Urdangaray, që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë në fillim të muajit gusht, nuk është transportuar ende për në Argjentinë, te familja e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se janë në fazën e përmbylljes së procedurave ligjore dhe se Qeveria do t’i bartë shpenzimet për bartjen e kufomës, pa treguar shumën.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju informojmë se trupi i ndjerë i argjentinases ende nuk është transportuar në Argjentinë. Jemi në fazën e përmbylljes së procedurave ligjore dhe Qeveria e Kosovës do të bart shpenzimet për bartjen e kufomës”, thuhet në përgjigjet e MD’së.
27-vjeçarja vdiq në fillim të muajit gusht në Fushë Kosovë pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Dyshimet janë se në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj e ka gjuajtur nga kati i gjashtë argjentinasen. Ajo u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar.
(Kosova Sot Online)