
Haziri: 'Rruga e Re' është brend dhe emër për programin qeverisës

Për nismën e partisë, të titulluar “Rruga e Re”, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë një koment, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai beson se “Rruga e Re” është brend dhe emër për programin qeverisës.
Kështu është shprehur ai në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se “, ideologjia e logo e LDK-së janë vlera më e madhe që krenohemi”.
Ai ka ndarë edhe pamje bashkë me kolegët e tij dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të takimit për finalizimin e programit “Rruga e Re”.
Ai vlerëson se “Rruga e Re” do të ofrojë projekte e nisma të mëdha.
(Kosova Sot Online)