Jep dorëheqje kreu i Odës së Farmacistëve
Ka dhënë dorëheqje, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ku arsyet e dorëheqjes thuhet të jenë personale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kuvendi i Odës së Farmacistëve, më 25 janar të këtij viti, e kishte shkarkuar Jakupin me 29 vota pro, në një mbledhje të jashtëzakonshme. Arsyeja e shkarkimit ishte se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.
Megjithatë, Jakupi kishte vazhduar të ushtronte detyrën e tij, duke mos e pranuar vendimin e Kuvendit.
E më 21 mars, Gjyqi i Nderit në kuadër të Odës së Farmacistëve të Kosovës, e kishte konsideruar të jashtëligjshëm vendimin për mocionin e mosbesimit të Kuvendit të kësaj ode për shkarkimin e kryetarit, Arianit Jakupi.
(Kosova Sot Online)
