KEDS garanton për këtë dimër furnizim stabil
Pas dy vjetësh të paqëndrueshëm me rrymë, me rritje çmimesh e me thirrje për kursim, Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, garanton për këtë dimër furnizim stabil, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për këtë qëllim, KEDS-i ka bërë investime në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.
“Investimet e realizuara garantojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Lulzim Krasniqi, zëdhënës në këtë kompani.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia – një ndër eksportueset më të mëdha të gazit natyror – ka ndikuar në furnizimin me energji gjetiu në botë, sidomos në vitin që ka nisur, më 2022.
Për rrjedhojë ka pasur mungesa të rrymës dhe rritje çmimesh.
Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.7 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.
(Kosova Sot Online)
