Gjuriq: Albin Kurti po krijon përçarje mes Serbisë dhe perëndimit

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 20:49
Gjuriq: Albin Kurti po krijon përçarje mes Serbisë dhe perëndimit

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka shkruar për takimin që e ka pasur me Gabriel Escobarin, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjuriq ka propaganduar se në Kosovë ka presion diskriminues ndaj komunitetit serb.

Madje ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përpiqet që të krijojë përçarje në mes Serbisë dhe perëndimit.

”Gjatë takimit, posaçërisht theksova ngacmimet e përditshme ndaj të cilave është i ekspozuar komuniteti serb në Kosovë. Presioni diskriminues, jodemokratik dhe shpesh i dhunshëm ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar përçarje mes Beogradit dhe partnerëve të tij në BE dhe SHBA janë politikat e vetme të Albin Kurtit“, ka propaganduar Gjuriq.

Sipas Gjuriqit ”një politikë e tillë nuk ka të ardhme“.

”Beogradi mbetet i vendosur për paqen, bashkëpunimin dhe politikën e së ardhmes“, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)