
Arrestohet i kërkuari nga gjykata në Podujevë

Raportohet se një person 21-vjeçar është arrestuar si i dënuar për dhunim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Për këtë ka raportuar Policia e Kosovës, të enjten.
”Sot nga njësite të stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës“, thuhet në njoftim.
”E.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (denim me tri vite burgim) për veprën dhunim“.
”Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të denimit“, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)