Zbulohet arsyeja pse Osmani takoj sot ambasadorin Hovenier

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 21:29
Zbulohet arsyeja pse Osmani takoj sot ambasadorin Hovenier

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e presidencës në FB, takimu ndodhi në prag të vizitës së Presidentës Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim theksohet se Osmani do të marrë pjesë në “javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York”.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkta”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)