Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 08:52
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Të dielen do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.


(Kosova Sot Online)