Konfiskohen lëndë narkotike e armë në Prishtinë
Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar veturën që drejtohej nga një person i dyshuar dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.8 gramë kokainë, 15.1 gramë marihuanë, një revole, 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale dhe disa qese për paketimin e lëndëve narkotike.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)
