Antonello De Riu: Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes në veri duhet të sillen para drejtësisë

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 12:36
Antonello De Riu: Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes në veri  duhet të sillen para drejtësisë

Sulmin e sotëm në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës, e ka dënuar ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se autorët e këtij aksioni që çuan në vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri duhet të sillen para drejtësisë.

“Ambasadori i Italisë Antonello De Riu ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e oficerit të ndjerë gjatë kryerjes së detyrës. Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë”.


(Kosova Sot Online)