
Talo: Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga e vetme përpara për Serbinë dhe Kosovën që t’i normalizojnë marrëdhëniet

Këshilltari diplomatik i Italisë, Francesko M.Talo, ka thënë se ka pasur diskutime të shkëlqyera mbrëmë me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plötner, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ky takim u mbajtë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist.
Talo ka thënë se dialogu i lehtësuar nga BE’ja është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet.
“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Serbinë dhe Kosovën që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të lëvizin në rrugën e tyre evropiane. Ne qëndrojmë pas Emisarit të BE’së, Lajçak. Kisha diskutime të shkëlqyera në Bruksel me të dhe kolegët nga Franca, Gjermania dhe ShBA’ja”, ka shkruar Talo.
(Kosova Sot Online)