
Murati iu 'kapet' Përparim Ramës

Kryetarit të Prishtinës përmes një shprehje gjermane “fremdschämen”, që nënkupton “ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit”, i ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo pasi Murati thotë se Rama “ka gënjyer” për lokacionin e projektit të Ngrohjes Solare, duke thënë se për këtë ka njoftuar më parë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Murati thotë se kjo është “gënjeshtra e dytë” e Ramës pas përpjekje për të marrë merita për lojërat mesdhetare.
”Gjermanët e kanë një shprehje “fremdschämen”, që përafërsisht i bie “ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit”. Kjo shprehje mu kujtua kur pashë atë që paska shkruar Përparim Rama sot, i cili paska plasuar edhe një gënjeshtër, pas asaj për Lojërat Mesdhetare, në tentativën e tij për të marrë merita për punët e të tjerëve”.
(Kosova Sot Online)